Vriten me armë zjarri 2 persona në Durrës, njëri ish-drejtues policie

1521

Dy persona u ekzekutuan në një atentat mafioz pranë Sukthit në autostradën Tiranë-Durrës.

Automjeti tip “Audi A8”, ku udhëtonte ish-polici Ervin Dalipaj, së bashku me mikun e tij Xhino Dautaj, u qëllua në lëvizje nga një fuoristadë e zezë, e cila është larguar me shpejtësi. Autorët kanë zbrazur më shumë se 20 plumba kallashi mbi viktimat, të cilat kanë mbetur të dy të vdekur në vend. Ish-polici Dalipaj nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai ishte shpallur në kërkim policor si i dyshuar dhe bashkëpunëtor në vrasjen e Gazmend Çollakut, ngjarje që tronditi qytetin e Durrësit. Pikërisht sot pritej të zhvillohej seanca në gjykatën e Krimeve të Rënda. Senacë e cila u shty për shkak të mosparaqitjes së tij.

Dalipaj ka qenë zyrtar i lartë i krimit ekonomik në Policinë e Tiranës, ndërkohë që paraditen e kësaj të marte kishte seancën e gjyqit në gjykatën e Krimeve të Rënda. Mesa duket si jo rrallëherë, ata që nuk i gjen drejtësia, i gjejnë përpara ata që ishin të interesuar për ta vrarë. Kjo vrasje ditën e gjyqit, i ka thënë kështu ngjarjes një sfond të rëndë mafioz. Policia ka ngritur postblloqe për kapjen e autorëve vrasjes spektakolare të dyfishitë në mes të ditës në një prej rrugëve më të qarkullueshme në vend.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: