Tërmet me magnitudë 6.7 ballë në Indonezi

Bota

Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në mesditën e së premtes (14/4) në Indonezi, 0ra 11.55

Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ndodhet 94 kilometra në veri, në verilindje të Tubanit, ndërsa thellësia fokale llogaritet në 603 kilometra. Siç njofton shërbimi gjeologjik i vendit, nuk ka rrezik për shkak të cunamit.