Tërmeti 5.2 Rihter trondit Kretën

Greqi

Nuk gjen qetesi ishulli. Epiqendra e termetit ishte 103 kilometra në jug të Ierapetra, me një thellësi prej 10 kilometrash, raportojnë mediat greke.

Një tërmet i ri me madhësi 5.2 në shkallën Rihter ndodhi në 02:22, në zonën e detit larg Kretës, në Detin Libian.

Fillimisht, Instituti Gjeodinamik i Athinës dha madhësinë e tërmetit në 5.3 Rihter, por disa minuta më vonë ai “korrigjoi” në 5.2 Rihter. Pas 17 minutash, në 2:39 të mëngjesit të ditës, një tërmet me madhësi 4,0 tronditi rajonin.