Mitsotakis telekonferencë me Lulzim Bashën: Mbrojtja e të drejtave të pakicës Greke, parakusht për kursin evropian të Shqipërisë.

Greqi

Në kuadrin e kontakteve të tij me partitë që i përkasin familjes së gjerë të PPE-së, Kryeministri dhe Kryetari i Demokracisë së Re Kyriakos Mitsotakis kishte sot një telekonferencë me liderin e opozitës dhe Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha.

Kyriakos Mitsotakis përsëriti se Greqia dëshiron një Shqipëri evropiane, demokratike dhe të prosperuar, e cila përveç që është një vend fqinj, është edhe partneri strategjik.

Në të njëjtën kohë, kryeministri grek i ka folur Bashës për interesin e kahershëm të Greqisë për mbrojtjen e të drejtave të pakicës Greke, e cila është një parakusht për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale, si dhe për kursin evropian të Shqipërisë.

Z. Basha foli gjerësisht për situatën në Shqipëri, evolucionin e pandemisë dhe perspektivat për një rikthim në normalitet dhe fillimin e sezonit turistik.

Ai gjithashtu Basha i ka shprehur shqetësimin me cilësinë e demokracisë dhe sundimin e ligjit në vendin e tij dhe shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e dhënë nga PPE në promovimin e reformave të nevojshme për integrimin evropian të Shqipërisë.