Tërmeti në Shqipëri: “Shprehim mbështetjen e Greqisë”

Aktualitet

Ministri i Jashtëm Nikos Dendias me anën e një postimi në Twitter, ka dërguar një mesazh mbështetjeje të Greqisë pas tërmetit që goditi Shqipërinë.

“Ne shprehim mbështetjen e Greqisë ndaj popullit dhe qeverisë së Shqipërisë për pasojat e tërmetit që goditi vendin tonë fqinj,” shkroi ministri pas tërmetit me madhësi 6.4 ballë që goditi Shqipërinë.