Tërmeti “shkund” Kretën

Greqi

Një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në Arkalochori në ishullin e Kretës.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, tërmeti ka ndodhur 6 kilometra në veri-verilindje të Arkalochorit.

Thellësia fokale e tërmetit u gjet në 5 kilometra.