Paniku ka mbizotëruar sot në mesditë në një nga stacionet më të ngarkuara të trenit në zemër të Athinës. Një i huaj, sipas policisë, u gjet i plagosur me thikë dhe pa vetëdije në stacionin e trenit në Monastiraki në Athinë.
Në vendin e ngjarrjes ka mbritur policia ku edhe po heton ngjarrjen, ndërsa i plagosuri u dërgua në një ambulancë EKAB në një spital.
Dëshmitë e pasagjerëve të cituara nga televizioni publik ERT thonë se altoparlantët këshilluan qytetarët që të largoheshin. .Megjithë përpjekjet e mjekëve për ta mbajtur të gjallë, emigranti ka humbur jetën. Ende nuk është bërë i njohur idenditeti i kombësisë të vdekurit