Trajneri i Zvezdës Dejan Stankovic vlerëson Tiranën: Duam kualifikimin, nuk pres tensione

Futboll Sporti

Të martën luhet ndeshja e turit të dytë kualifikues të Champions League ku Tirana pret në kryeqytet serbët e Crvena Zvezda.

Trajneri i ekipit serb që po kryeson edhe kampionatin pas 5 ndeshjeve të para është Dejan Stankovic ish-futbollisti i famshëm i Interit. Stankovic ka folur në konferencë për duelin ndaj kampionëve të Shqipërisë duke thënë:

“Ne po përgatitemi mirë pasi Tirana ka mbrojtje të organizuar dhe luan në bllok. Dinamo Tbilisi e mbajti topin por nuk morri rezultat ndaj tyre. Ne nuk do të luajmë si ata pasi kemi përvojë dhe duam që ndeshjen të nisim mirë”.

Stankovic është pyetur edhe për deklaratat e kolegut të tij Egbo duke thënë: “Tirana është kampione e Shqipërisë dhe është e drejtë e tyre të kërkojnë kalimin në grupe. Ne kemi llogaritë tona dhe patjetër që duam kalimin në fazën e grupeve” sqaron tekniku serb. Në fund i pyetur për atmosferën Stankovic e thotë qartë:”  Ne do të luajmë futboll pra do të bëjmë sport dhe do shkojmë në Tiranë për të marrë rezultat. Nuk mendojmë për asgjë tjetër kështu që nuk pres aspak që të ketë tension” e mbyll trajneri i Crvena Zvezda-s. Tirana-Crvena Zvezda luhet të martën në “Air Albania” në orën 20:00/ Shqiptarja.com.