Tirana i lë “targën” Kukësit dhe merr arratinë, Vllaznia “shkelmon” ngërçin/ Ja si ndryshon tabela e renditjes pas 2 ndeshjeve të luajtura

Futboll Sporti

U luajtën ditën e sotme 2 sfidat e para të vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë Superiore, ku nuk mungoi spektakli. Kastrioti-Vllaznia, ishte dueli që çeli këtë javë, ku shkodranët triumfuan me rezultatin 0-1 falë golit të Liridon Latifit.

Me këtë fitore, skuadra e Brdariç, u ngjit në kuotën e 30 pikëve, 1 më pak se Kukësi dhe Laçi dhe -10 nga kryesuesit e Tiranës. Vlen të theksohet se kurbinasit e Laçit kanë 1 ndeshje më pak. Për sa i përket supersfidës mes Tiranës dhe Kukësit, ishin bardheblutë ata që vendosin diktatin, duke fituar pastër 4-0, në “Air Albania”, në një takim spektakolar. Me këtë triumf, skuadra e drejtuar nga Orges Shehi, duke se ka marrë arratinë, duke i dhënë një goditje të rëndë verilindorëve të Longos. Diferenca tashmë ka shkuar në plot 9 pikë. Po 9 pikë është dhe diferenca me Laçin që ka një ndeshje më pak. Ditën e nesërme do të zhvillohen edhe 3 sfidat e tjera të javës së 18-të të Superiores. Sipkat dueli Laçi-Partizani. Ndërkohë duele interesante pritet të jenë dhe ato mes Teutës dhe Skënderbeut si dhe Egnatia-Dinamo.