Presidenti i SHBA Donald Tramp tha të martën se Bashkimi Evropian nuk është duke u sjellur siç duhet në SHBA, në marrëdhëniet e tyre tregtare, duke u përpjekur të justifikonte planet e tij për të imponuar tarifa të larta për importet e çelikut dhe aluminit. E bënë pothuajse praktikisht të pamundur që të ketë tregti me ata dhe ende dërgojnë makinat e tyre dhe çdo gjë tjetër në SHBA”, deklaroi Donald Trump gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë sëbashku me Kryeministrin e Suedisë Stefan Löfven.
“Bashkimi Evropian nuk u sill si duhet. Kjo është një situatë shumë e padrejtë tregtare. Ata mund të bëjnë atë që duan, por nëse vazhdojnë ta bëjnë këtë, atëherë ne do të imponojmë 25% të detyrimeve në makinat e tyre. Dhe më besoni, ata nuk do ta bëjnë atë për shumë kohë, “tha Presidenti amerikan