Forcat e Policisë në qytetin e Artës kanë ngritur postbllok dhe kanë bërë ndalimin makinën drejtuar nga 35-vjeçari shqiptar. Besonte se kishte arritur qëllimin kur arriti në autostradën Arta – Antirrio, ku po transportonte një sasi të madhe të drogës nga Shqipëria me qëllim për ta hedhur në tregun grek. Oficerët e Sigurisë në qytetin e Artës kishin informacion në lidhje me transportin e drogës, dhe kanbë ngritur postblloqe në zonën e Sykoulas në Etoloakarnania dhe bën të mundur ndalimin e makinës drejtuar nga shqiptari 35-vjeçar. Gjatë kontrollit policia nuk gjerti gjë, por nuhatja e qenve bën të mundur zbulimin e drogës, në pjesën e poshtme të automjetit Policia gjatë kontrollit gjeti një pako lëndë narkotike të papërpunuar me peshë të përgjithshme prej 24 kg dhe 900 gram, është konfiskuar makinë si një mjet i transportit të drogës, dy telefona celular dhe 1.100 €. Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në Prokurorit e Qarkut të Artës. Gjithashtu dihet që Greqia ka ligjet nga më të ashpra në këtë drejtim dhe vendi më i preferuar i shqiptarëve në transportin e drogës. Por pyetja është si ka mundësi që Shqipëria ende nuk ka një qen për të zbuluar lëndët narkotike që kalojnë në vendin fqinjë?