Turqia po ndërton gardhe me tela në Evros, përgjatë kufirit me Greqinë të ngjashme me ato në veri-lindje të Sirisë. Ankaraja raportohet se po planifikon të ndertojë gardhe mbrojtëse që mbulojnë një distancë prej rreth 400 kilometrash!
Kullat e vrojtimit do të pajisen me pajisje më të reja të mbikqyrjes dhe stafi do të ketë automjete të reja të blinduara për patrullimet e tyre. Gardhe të këtij lloji gjithashtu do të ndërtohen në kufirin me Bullgarinë.
Raportohet se, pajisjet për personelin ushtarak tashmë janë nisur dhe përfshijnë kamera të vëzhgimit termik.