Në mbarë botën, në vitin 2017 kishte 30 milionë fëmijë që jetonin jashtë vendeve të tyre të origjinës, rreth 12 milionë prej të cilëve ishin refugjatë dhe azilkërkues. UNICEF vazhdon t’u bëjë thirrje qeverive në vendet e origjinës, tranzitit dhe destinacionit që të japin përparësi interesave më të mirë të fëmijëve në zhvillimin dhe zbatimin e politikave dhe procedurave të migracionit, për të mbajtur familjet së bashku, për t’i dhënë fund ndalimit të emigracionit të fëmijëve dhe familjeve…