Focus news.al/
Miqësia nuk vjen duke shtrirë një dorë, as edhe me termin politik te kryeministrit se me vendin fqinjë duhet të kemi zero probleme, në një kohë kur ende mbizotëron ligji i luftës midis dy vendeve pretenduar nga Greqia.
Gabimet e mëparshme të Sali Berishës po i vazhdon me te njetin zell kryeministri aktual shqiptar, duke vendosur me kokën e tij edhe për probleme të tilla, dike anashkaluar parlamentin.
Te vdekurit populli shqiptar di ti respektoj aq sa duhet dhe besoj se askush nuk mund të jetë kundra, por që të ngatërrosh ketë problem qëllimisht politikisht eshte e pafalshme dhe përbën një krim.
Askush nuk flet për borxhet e marra ndaj vendit fqinjë, ndaj Italisë dhe Turqisë dhe përse këto borxhe nuk po shlyhen.
A e di zoti Rama se, për 14.438 gjermane si dhe të 1500 forcave aleate te vrare ne Greqi shpenzon Gjermania dhe Angla…dhe jo Greqia! Duhet ta mbani mend se ne vitin 1987, ish-Ministri i Jashtëm Karolos Papulias vizitoi Shqipërinë dhe vendosi një kurorë në një varrezë të improvizuar në Kelcyre theksoi që “grekët kanë vdekur në vendin e tyre”, një deklaratë që ndoshta nuk mund te harrohet nga ndonje deputete te sotem.
Asnjë shtet nuk do të vepronte ashtu siç ka verpuar shteti shqiptar në këto 25 vitet e fundit në dëm të interesave kombëtare, duke filluar nga Lulëzim Basha e deri tek Edi Rama, të cilët të veshur me pushtetin e çastit kanë hapur probleme të paqena me vendin fqinjë.
Edi Rama ka kryer nje veprim te papare me pare dhe ne dem te interesave te kombit jo vetem ne aspektin politik por edhe ate ekonomik. Nuk di ne se mund te gjesh nje kryeminister te tille qe per probleme te tilla kombetare te firmose dhe te vendose ne fshehtesi, ne nje kohe kur duhej te shtrohej ne Parlament, por…
Sa për kujtese kryeministrit tonë të nderuar pak me poshte po i rendis dy fakte të ditëve tona në vendin fqinjë…
Tashme populli shqiptar per injorancen e kreut te qeverise duhet te paguaje nga xhepi edhe per ngritjen e varreve te pushtueseve greke, varre te cilat dolen ne skene per te paren here më 9 shkurt 2009, pas nje nenshkrimi dhe një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Qeverive të Republikës Greke dhe Shqipërisë për kërkimin, zhvarrosjen, identifikimin dhe varrimin e grekëve të rënë gjatë luftës greko-italiane 1940-41.
Zoti kryeminister i vendit tim, e dini ju se ne varrezat ne Kelcyre me kryqin e larte 14 metra ne buze te rruges nacionale, varrezat qe u ngriten mbi nje monastir shqiptar Agjio Nikolao, por qe nde nuk jane rivarrosur eshtrat e ushtareve grek?
A mund te me gjeni nje vend ne bote qe te kete varreza me pa te vdekur?
A na nderon ne si komb kjo? Ende mbahen ne kuti eshtrat e 280 grekeve n; Kishen e Kosines…Por ne Shqiperi jetojme do te thuash…! Di qe jeni ortodoks, mysliman etj…
Ne Greqi shpenzimet per ngritjen dhe mirmbajtjen e varreve gjermane dhe te aleateve paguhen nga vete Gjermania dhe Anglia
Varrezat ushtarake gjermane në Maleme të qytetit Chania ne Krete është një nga dy varrezave ku shtrihen varret e ushtarëve gjermanë që vdiqën në Greqi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Varrezat gjermane ndodhen pranë aeroportit të Maleme, në prefekturën e Chania, Kretë.
Në këtë varrezë janë varret e 4,465 ushtarëve të Ushtrisë gjermane, shumica e të cilëve ishin vrarë gjatë pushtimit gjerman të Kretës në maj 1941. Varrezat u themelua në vitin 1974 . Në këtë zonë, ushtarët gjermanë nga gjithë Kreta janë varrosur në këtë vend, ku per keto varre kujdesen vetëm gjermanet të cilër banojnë pranë varreve….
Për këto varre kujdeset një shoqate gjermane me 90 për qind, e cila kujdeset për të gjitha varret e gjermaneve te vrare ne botë, ndërsa shteti gjerman me 10 për qind. Kjo varrezë eshtë një nga dy varrezat, pasi tjetra ndodhet ne Athinë, në periferinë Dinosiou…por…
Varrezat e Aleatve: Toka ku janë varrosur 1.500 rënë,
Po në Chania në një peizazh me bukuri të pashembullt natyrore, qindra ushtarë, marinarë dhe aviatorëve të Forcave Aleate janë varrosur në Kretë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Varrezat është ndërtuar dhe mirëmbahet nga Komisioni ushtarak Commonwealth. E ndërtuar pas luftës dhe në të përmbante varret e të gjithë ushtarëve të Komonuelthit që humbën jetën larg nga vendlindja e tyre, duke mbrojtur ishullin kundër nazistëve gjermanë.
Pikëpamjet e pabesueshme e varrezave Aleate zbut mendjen e vizitorëve vijnë nga e gjithë bota, për mënyrën dhe bukurinë apo pastërtinë. Sot këto varre përkujdesen nga vetë njerëz me kombësi anglezë dhe jo grekë.
Qindra detarë, ushtarëve dhe aviatorëve të Commonwealth janë varrosur në varrezat e Aleatëve në Souda
Në varrezat Aleate janë varrosur më shumë se 1.500 burra të cilët ranë në Betejën e Kretës dhe më gjerë. Në mënyrë të veçantë, Souda jane varrosur 862 burra nga Mbretëria e Bashkuar, 446 nga Zelanda e Re, 197 në Australi, 9 nga Afrika e Jugut, 5 nga Kanadaja, dhe një nga India. Për më tepër, nuk janë varret e shtatë ushtarëve të tjerë të kombësive të tjera, të cilët luftuan nazistët së bashku me Cretans. Arkitekt i varrezave ishte Louis De Soissons.
Per dy varret ne ishullin e Chanias i kam pare nga afer dhe nuk mi ka thene njeri, por atje ka dhe historikun dhe varret jane ngritur ne vendin ku u vrane dhe nuk u zhvarrosen dhe u rivarosen perseri ne buze rruge nacionale, ashtu si ka ndodhur ne vendin. Qeverite jane kalimtare, ndersa …