Vdekja e Jonadës që rrëzoi propagandën e “Facebook”-ut të dy ministrive, si ra shteti përballë të fortëve

Aktualitet

“Do përgjigjeni personalisht, zero tolerancë për motorët e ujit që rrezikojnë pushuesit“, kjo deklaratë e Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi më 25 korrik nuk u mor në konsideratë dhe nuk u vu në zbatim as nga vetë policia, pasi një 7-vjeçare u vra pikërisht nga një njeri me uniformë, duke kryer me skaf manovra të rrezikshme në breg të detit.

Aksidenti tragjik i ditës së djeshme ishte një ngjarje e paralajmëruar, duke nxjerr në pah problemet e të gjitha institucioneve përkatëse, e zhvlerësimin e deklaratave propaganistike të ministrit të brendshëm dhe asaj të mjedisit e cila vetëm tre ditë më parë do deklaronte që mjetet lundruese ishin në kontroll, kur realisht vetë njerëzit e ligjit shkelin ligjin. Aksidenti tragjik i një dite më parë tregoi se institucionet tona janë jashtë çdo funksioni.

Vdekja e Jonadës së vogël nxjerr në pah edhe problematikat e gjyqësorit. Vetëm 3 javë më parë po në plazhet e jugut në të njëjtën situatë mbeti i plagosur një bashkëmoshatar i saj, dhe ngjarja u kalua në heshtje.

Një 40-vjeçar kaloi perimetrin e sigurisë dhe në breg të detit plagosi rëndë të miturin. Por, për këtë rast edhe pse 7-vjeçari u plagos rëndë gjykata u mjaftua vetëm me masën e detyrimit për t’u paraqitur për drejtuesin e mjetit Andis Koreshi.

E njëjta situatë kishte ndodhur 2 ditë më parë në plazhin e Jalës, ku Gjergj Priftuli, humbi kontrollin e mjetit duke plagosur dy pushues që qëndronin në bregdet. Edhe pse ky shtetas u arrestua me “bujë”, ku policia jepte komunikata zyrtare se i riu u arrestua për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje, pas hekurave ai nuk qëndroi më shumë se 72 orë pasi gjykata e Vlorës e liroi.

Edhe pse hetuesit ngritën dyshimet se Priftuli nuk kontrolloi mjetin për shkak të shpjtësisë së madhe, gjykata e Vlorës caktoi arrest shtëpie, edhe pse ndaj tij rëndoni  akuza të rënda.

Këto dy ngjarje sollën edhe reagime, të dy ministrive asaj të turizimit dhe atij të mbrojtjes, por që në fakt mbetën vetëm statuse në Facebook, pasi në të vërtet i gjithë bregdeti shqiptar ishte “pushtuar” nga mjete të shpejta lundruese, të paktën deri ditën e djeshme, ku helikat e një skafi që drejtohej nga vetë “shteti”, i morën jetën të miturës.

Vdekja e Jonada Avdias, xhunjëzoi propogandën e të paktën dy ministrive, si dhe nxorri në pah mosfunksionimin e institucioneve të drejtësisë.