Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka thumbuar sot LSI-në duke shprehur bindjen se PS i fiton e vetme zgjedhjet.
“Do kemi, s’do kemi…patjetër që do kemi në 18 qershor, njerëzit mezi presin të thonë kush do jetë oferta. Një arsye pse ne në Tiranë e kemi të thjeshtë të bëjmë zgjedhje është se kemi punuar, të tjerët sepse s’kanë asgjë për të thënë.
Ne i shohim njerëzit përditë dhe patjetër që presim t’i shohim edhe në 18 qershor të na japin një notë. Po fryhet dhe po stërhollohet një histori shumë e thjeshtë. Sot jetojmë në një kohë që është ekonomi tregu, kjo është një ditë konkurrence në 18 qershor secili shkon me produktin e vet nëse dikush s’vjen të thotë kjo është oferta ime, s’ka asnjë problem, kjo është çështje oferte, nëse s’ke çfarë të ofrosh…Arsyeja e vërtetë s’ka të bëjë më vjedhjen e zgjedhjeve, ne fitojmë bindshëm, se punojmë”, tha Veliaj.