Përgjatë vijës bregdetare Himarë-Gramë, është sekuestruar nga policia kufitare një skaf.
Sipas burimeve skafi është me flamurë italian por nuk ka pasur persona në bord, ndërkohë që mësohet se në bordin e skafit nuk është konstatuar asnjë mjet i jashtëligjshëm.
Mjeti lundrues i cili ka një gjatësi prej 9 metrash dhe një motor me 500 kuaj fuqi është konstatuar në vendin e quajtur “Gjiri i Gramës”.
Policia Kufitare është duke vijuar kontrollet për zbulimin dhe kapjen e autorëve.