Deputetët e PD shohin gjendjen e Onkologjikut. Pacientet në radhë me ditë të tëra. Blejnë ilaçet vetë, kobaltoterapia nuk funksionon
Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Albana Vokshi së bashku me deputetët e PD-së Albina Deda dhe Bedri Mihaj, vizituan sot Spitalin e Onkologjisë në QSUT për të parë nga afër kushtet dhe trajtimin e pacientëve. Deputetët bashkëbiseduan me pacientë të shumtë që prisnin në radhë të gjata me orë të tëra për shkak të mungesës së shtretërve dhe kapaciteteve.
Pacientë të shumtë u ankuan se mungojnë ilaçet për trajtimin e tyre duke u rrezikuar jetën.
“Jam kryefamiljare me dy vajza të vogla. Njërën 6 vjeç dhe tjetrën 10 vjeç që i kam mbyllur në shtëpi. Jam me ndihmë ekonomike prej 35 mijë lekësh dhe po pres ende këtu. Kurën e ndërpreva prej 4 muajsh sepse nuk kisha mundësi. Tani e kam nisur prap”, tha një paciente.
“Ilaçi im nuk është këtu. Më thanë ta blej dhe ai bën nga 200 deri në 300 mijë lekë”, u shpreh një grua.
Një prej mjekëve deklaroi se mesatarisht bëjnë nga 6 deri në 12 kimioterapi në ditë, krejt ndryshe nga sa ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, sikur bëhen deri në 80 në ditë.
Deputetët konstakuan se aparatura e kurimit të qafës së mitrës nuk funksionon prej disa vitesh vetëm për shkak se duhet vetëm një VKM e Ramës që të bëhet kontrata e të vihet në funksionim. Po ashtu, njera paisje e kobaltoterapisë nuk funksionon si duhet, sepse burimi i energjisë e ka kaluar afatin duke shkaktuar dëm në jetën e pacientëve.
“Ju i patë vetë radhët e gjata të paciantëve që presin, e që kanë ardhur nga skajet e Shqipërisë, që mbërrijne që në orët e para të mengjesit dhe ende nuk kishin pasur mundësi të vizitoheshin. Takuam pacientë që jo vetëm nuk kishin marrë kurën apo kimion falas, por ishin detyruar që barnat ti blinin që janë shumë të shtrenja deri në 300 mijë lekë. Folëm edhe për paisjet si ai i kobaltit dhe na konfirmuan se për periudha të caktuara, njëra prej pajisjeve nuk ka funksionuar fare, dhe vetëm para pak ditësh është vendosur në funksionim. Dua të theksoj se ndërsa Rama dhe Beqaj japin 338 milionë euro për klientë, sponsor dhe miq të tyre, pacientët dergjen dyerve të spitaleve pa marrë, jo shëndetësi falas, por asnjë kurë qe atyre u takon. Po ashtu, paisjet që janë tenderuar që në kohën e qeverisjes Berisha ende nuk janë vënë në punë, jo vetëm për neglizhencë por edhe për mungesë vemëndje nga kjo qeveri. Kësaj qeverie nuk i intereson as kujdesi dhe as jeta e pacientëve shqiptarë por u intereson të përvetësojnë sa më shumë pasuri për veten e tyre”, tha Vokshi.
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësinë u ndal dhe në presionin e qeverisë ndaj mjekëve dhe profesionistëve.
“Personeli i cili na shoqëroi tek Onkologjiku u kërcënua me urdhër nga lart duke u thënë që të mos na shoqërojnë ne deputetëve të PD-së sepse ato vijnë si kriminelë. Dua ti them Ramës që nuk jemi ne kriminelë që vijmë të interesohemi për shëndetein dhe jetën e pacientëve, por kriminel është Edi Rama dhe Ilir Beqaj të cilët, paratë që duhet të shkonin për përmirësimin e jetës së qytetarëve shqiptarë po i çojnë në llogaritë e tyre bankare. Ne nuk do të heshtim por do të vazhdojmë presionin tonë, të flasim dhe të denoncojmë. Profesor Sallaku na konfirmoi se aparatura për kancerin e qafës së mitrës ka 3 vite që nuk funksionon për shkak se mungon një VKM nga ana e Ramës. Këto janë iniciativat që ne si deputetë do ti ngremë dhe në parlament. Të shpresojmë që ankesat e pacientëve të dëshpëruar që dergjen shkallëve të spitalit të mos bie në vesh në shurdhër dhe qeveria të reagojë”, deklaroi Vokshi.