Vitet kalojne dhe deri me sot asnje i denuar per vrasjet e 170 emigranteve te pafajshem shqiptar ne Greqi. Vrasje te cilat ende nuk kane ndergjegjesuar politiken e dy vendeve fqinje per keto vrasje makabre, vrasje qe nuk kane kursyer as jeten e femijeve 13-vjecar dhe te moshuarve.
Së pari, familjet e viktimave nuk harrojmë krimin e turpshëm per viktimat e tyre te vrare pse ishin shqiptare, duke I bere thirrje Greqise qe te shprehi sinqerisht falje…
Së dyti, familjet i bëjnë thirrje politikes se dy vendeve per te përkushtuar ndaj parimeve të drejtave të njeriut, që të mos harrojnë per te vendosur drejtesi dhe, nga ana tjetër, të mos lejojnë krime të tilla kundër shqiptarve te pambrojtur nga askush në të ardhmen.
Se treti, Në këtë kontekst, kujtesa e vrasjeve ne menyre tragjike eshte kujtesa e shenjtë qe mbetet të gjallë në zemrat e familjeve edhe pse vite shkojne dhe behen dekada. Kundër këtij brutalitetit të shtetit të dhunës që përpiqen të mos dënojnë keto vrasje, perballe nje eshtje shurdhuese, në një kohë që kujtesa është më e fortë se harresa.
Ankesa e ketyre familjeve tashme te veshura me te zeza duhet te marre më shumë vlera sot, duke pasur parasysh se për fat të keq vrasjet ende nuk jane eliminuar ne kete vend evropian.
Keto vrasje kane treguar dhe një herë lidhjet e rrjetit dhe institucioneve që operojnë së bashku në alternativë për të mbyllur edhe këtë vrasje. Nga policët që mbulojnë vrasësit kolegët e tyre, mjekët ligjor dhe prokurorët, dhe në fund mediat, të gjithë sëbashku veprojne në fshehtësi për të fshehur vrasje , me shpresën se do të varrosen njehere e pergjithmone.
Në asnjë rast nuk duhet të mësohemi me vrasje të tilla antinjerëzore dhe erën e vdekjes, as me ndjenjat e apatisë. Por duhet të thyhet frika armiqësore, duke luftuar racizmin, me solidaritetin tonë. Politika dhe mbare shoqëria duhet të mbajë qëndrime në këto beteja për tu përplasur çdo ditë me këtë botë të kalbur, aq sa të detyrojë drejtësinë të ndërgjegjësohet përball një shteti ligjor, një shteti të drejtësisë ku te gjithe jane te barabarte…
Mesazhi eshte shumë i qartë!
A do të ketë vullnetin politik qeveria greke për të nxjerrë para përgjegjësisë vrasësit?
/Focus News/