Zelanda e Re: Pagat e deputetëve ngrijnë për të ngushtuar hendekun mes te pasurve – varferve

Bota Ekonomi

Pagat e deputeve në Zelandën e Re janë “ngrire”, pas një vendimi të kryeministres Jasina Arden, e cila tha se një rritje e mundshme në të ardhurat e tyre nuk do të shkonte së bashku me situatën në pjesën tjetër të tregut të punës dhe do të zgjeronte hendekun midis të pasurve dhe të varfërve.

Sipas vendimit të Kryeministries të Zelandës së Re, qe së shpejti u kthye në detyrë pas lindjes së fëmijës së saj të parë, pagat e anëtarëve do të mbeten të qëndrueshme deri në korrik 2019, për të siguruar kohën e nevojshme për të gjetur një të drejtë formulë që do të lejojë rritjen e ardhshme.

Sipas medias lokale, Ajo ka sqaruar, se vendimi nuk është marrë në kuadër të shkurtimeve, por në një përpjekje për të bërë Zealanden e Re një komb më të drejtë. Kjo pasoi rekomandimin e një autoriteti të pavarur për një rritje prej 3% në pagat e deputetëve, në një vit të shënuar nga greva e mësuesve, infermierëve dhe punonjësve të tjerë në Zelandën e Re që protestonin për pagat e tyre.

Vihet në dukje se pagat e deputeteve varion nga 108,000$ -300,000$, ndërsa kryeministri merr rreth 300.000 $ në vit.