John Terry do të largohet nga Celsi në fund te sezonit

1142

John Terry do të largohet nga Celsi, kryesues i kampionatit të Anglisë, në fund të sezonit, bëri të ditur klubi londinez ditën e hënë.

Mbrojtësi qëndror, 36-vjeçar e ka kaluar gjithë karrieren e tij me Blute, ku ka luajtur gjatë 22 vjetëve më shume se 700 ndeshje.

Ai ka humbur këtë sezon postin e titullarit dhe ka luajtur vetëm pesë ndeshje në Premierligë./ATSH/




Këtë e pëlqejnë %d blogues: