Nga Shpëtim Zinxhiria /
Nuk kanë mbetur më shumë se katër javë që policia e shtetit do të nisë një megaoperacion të karakterit kombëtar, për goditjen e pesë grupeve kriminale.
I nxehti i madh mbi 40 gradë Celsius mesa duket nuk ka goditur vetëm drejtuesit e policisë, por edhe vetë kryeministrin e Shqipërisë, të cilët nga ana e tyrë me dashje apo jo në parim vepruan gabimisht, duke dekonspiruar operacion e shumë pritur. Pompoziteti mungesa e seriozitetit dhe paaftësia profesionale e drejtorit të policisë shqiptare z Haki dhe më pas të kryeministrit Rama në mediat me figurë dhe zë përbëjnë një nga njoftimet më qesharake në opinion dhe shoqerinë shqiptare.
Kërkesa e kryeministrit ditë më parë për spiunë mesa duket dështoi, edhe pse mos spiunimi do të rrezikonte vetë atë që nuk do të spiunonte në sektorin ku punon. Pra punëtorëve të dalluar u kishte kërkuar që të bëhen spiune duke bërë një raport të detajuar për shefin dhe kolegët. Por…!
Spiunllëku nga paaftësia profesionale e Drejtorit të Policisë z Haki Çakos zbulon sekretin. Qenia e një drejtori pranë kësaj drejtorie nuk është gjë e madhe, pasi është qënie kalimtare, por mbi të gjitha gjëja më e madhe është të jesh profesionistë në detyrën që të kanë caktuar dhe besuar dhe më pas për atë që të paguajnë. Të jeshur i veshur me uniformë blu të kesh në dorë një fare pushteti, nuk do të thotë të nxjerrësh sekrete të rëndësishme kur ka të bëjë me grupe kriminale, pasi kjo është një mungesë e profesionit dhe e aftësisë drejtorit apo kujtdo qoftë, dhe aq më tepër në mënyrë publike dhe në prani të kryeministrit.
Tashmë pese grupet kriminale e morrën mesazhin dhe natyrisht do largohen…pasi në organet e policisë puna në heshtje, ashtu siç veprohet në vendet e tjera të Evropës nuk njihet, pasi në fillim llap gjuha dhe pastaj flet puna. Po të njëtin gabim beri edhe vetë kryeministri, i cili eci edhe më tej, thuaj të jetë një gabim rastësie apo një paralajmërim që këto grupe kriminale të largohen një orë e më parë.
Gjithashtu , në vendin tonë, aktualisht ka një vullnet të plotë të shprehur politik, për të luftuar krimin e organizuar dhe sidomos trafikun e narkotikëve, por a mund të luftohet krimi i organizuar me paralajmërime të tilla?
Çfarë i shtyn këta drejtues të bëjnë gjera të tilla që nuk përshtaten vullnetit politik për të luftuar këto grupe kriminale? Çfarë duan të tregojnë popullit me këto llojë njoftimesh ?
Flitet dhe ndigjohet nga Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë se autoritetet shqiptare kanë hartuar një strategji kombëtare kundër trafikut të narkotikëve dhe zbatimi i saj, në bashkëpunimin edhe të ndërkombëtarëve, por kjo është strategjia që policia apo kryeministri i bëjnë apel grupeve kriminale, se në shtator do të fillojë operacioni kombëtar?
Lidhur me Kanabisin, Shqipëria konsiderohet dhe si vend burimi. “Shqipëria mbetet burimi kryesor i kanabisit të trafikuar në Europë. Gjithashtu, edhe disa lloje të tjera kanabisi si ajo rrëshirë transportohen në vendet e BE-së nga vende të tilla si Maroku ose Libia. Transporti i drogës bëhet përmes Detit Mesdhe dhe rrugëve të tjera ujore”, thuhet në raportin e fundit të EUROPOL-it
Fakti ka treguar se me dashje po padashje shumë kriminele janë larguar si rezultat i këtyre gabimeve, qa sa në duart e policisë kanë rënë vetëm cirongat dhe jo peshkaqenët.
Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë duhet që të thotë fjalën e saj dhe të mbajë qendrim për raste të tilla dekonspiracioni, pasi një veprim i pamenduar mire u jep shanse grupeve kriminale që të largohen para se policia të trokasë në dyert e tyre.
Shpresojë të jetë një gabim u fundit, pasi Shqipëria nuk e ka këtë lluks ku vendi është gjunjëzuar përpara këtyre grupeve kriminale. Urime dhe suksese policisë shqiptare…!