Zuckerberg kritikon sistemin

Teknologji

Themeluesi dhe administratori i deleguar i rrjetit social “Facebook”, Mark Zuckerberg është rikthyer në të njëjtin universitet ku e dëbuan, Harvard, për të marrë çmimin honoris causa.

Në fjalimin e tij ai tha se “sfidat e ditëve të sotme” janë një luftë kundër tendencave autoritare dhe nacionalizmit për të arritur në një shoqëri më të barabartë dhe më të lidhur.

“Ka diçka të gabuar në sistemin tonë, kur një person mund të lërë këtë vend, Harvard, e të bëjë miliardë dollarë për 10 vjet, ndërsa miliona studentë nuk mund të paguajën dot as kreditë e tyre studentorë”, tha Mark Zuckerberg.

Ndërkohë fjalimi i tij ka ndezur sërish zërat mbi një interesim të mundshëm të Zuckerberg për politikën, dhe ndoshta dhe një kandidaturë të mundshme për president të Shteteve të Bashkuara.