Coronavirus / Greqi : Karantina e detyrueshme për ata që kthehen nga jashtë.

Greqi

Greqia nga sot merr edhe një masë tjetër duke ngritur karantinë për ata që kthehen nga jashtë, duke shpërndarë edhe fletëpalosje të veçanta në 4 gjuhë, në Aeroportin “Eleftherios Venizelos”

Në fuqi nga sot, 20 Mars 2020 në ora 12, është vendosur masa e detyrueshme e karantinës në shtëpi për ata që mbërrijnë në Greqi me aeroplan nga vendet e huaja. Masa u urdhërua nga Nënsekretari për Mbrojtjen e Qytetarëve dhe Menaxhimin e Krizave, Nikos Chardalia, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, dhe policia gjithashtu ka një rol të luajë në sigurimin e këtij detyrimi. Gjithashtu do të përfshijë dënime penale për shkelësit, si dhe gjobë prej 5,000 eurosh