Pavlina Evro shembull i dipllomacise shqiptare ne Greqi

182

Nga: Anila Rezhda, shkrimtare /

Pavlina Evro, atletja shqiptare që në 1984-rën do thyejë dhe mbajë deri më sot rekordin në 1500 m në Nicë, Francë, është Konsullja Shqiptare në Selanik.

Nuk është lajm i ri… Por një rikthim te figura e saj.

Rezultate imazhesh për pavlina evro

Diplomacia ndërkombëtare bën historikisht dy emërime diplomatësh, persona me studime në shkencën e diplomacisë dhe tjetri, emërimi i personaliteteve të shquara të kombit.

Zonja Evro i përket rastit të dytë.

Kanë kaluar vite që Ajo mban këtë detyrë të nderuar dhe shkrimet rreth saj pa pushim publikohen.

Jo me të gjithë diplomatët ndodh ky fenomen.

Ku qëndron veçantia e Saj, që sot edhe mua më bën të ulem me dashuri dhe respekt që të shkruaj.

Gjithçka për Pavlinën tonë (popullarizimi i emrit të saj nga emigrantët në Selanik), fillon nga fakti i lartëpermëndur, pra një person që hyn sëpari në zemrat tona, na bën krenar duke ngritur Flamurin Kombëtar në Francë dhe mbetet mit dhe dëshirë që ta njohë nga afër çdo bashkëatdhetar.

E deshëm para se ta njihnim dhe takonim si Konsullen e Shtetit tonë në Selanik.

Këto emërime janë gjithmonë nga më rezultativet gjithëhorizontalisht, pasi, jo vetëm bashkëkombësit që jetojnë në atë vendemërim ndjehen krenar, por edhe shteti ku u emërua ndjen impenjim të dyfishtë respekti karshi jë Figure me dimension Ndërkombëtar.

Është rasti të kujtojme se, dikur shteti Helen emëroi Konsull në Konsullatën Greke në Korçë Nobelistin dhe Diplomatin e shquar të saj, George Seferis.

Çfarë koiçidencë e bukur, që Pavlina jonë është vajzë nga ky qytet!

Diplomatët janë një nocion real, që tek njeriu i thjeshtë janë regjistruar si njerëz të zotë, të aftë, të hijshëm, fisnikë, fjalëpakë, shumë të kujdeshëm në press konferenca të përbashkëta me kreun e shtetit tjetër, ndonëse problemet në atë moment janë ashpërsuar.

Populli i ka “pagëzuar” me shpëtuesit e tij të mënçur, pasi ai dëshiron gjithmonë mbarëvajtje mes shteteve, situatat e ndërlikuar e trembin.

Në dëshirën time të përshkruaj Pavlinën tonë, gjithësova aftësitë e Saj edhe për Diplomatët e tjerë, pasi profesioni im më ka lejuar të kem opinion nga bashkëpunimi me ta.

Diplomatët i tremb popullarizimi, ju duket sikur dalin nga figura e tyre e ftohtë dhe asnjanëse që duhet të kenë.

Rezultate imazhesh për pavlina evro

Pavlina jonë guxon dhe arrin të krijojë një model të ri diplomati, që plotëson mungesën totale të interesimit të shtetit, karshi mijëra emigrantëve Shqiptarë.

Ndonëse të barabartë në detyrime karshi shtetit tonë, me taksa dhe rëndesa të tjera ekonomike, karshi një “harrese” për të qenë edhe ne të regjistruar dhe votues, ne emigrantët jeni jo të barabartë në të drejtat në Atdhe.

Në këtë periudhë të vështirë ku mbizotëron ngërçi, mërzia shpirtërore, lodhja e skajshme për t’u stabilizuar si brezi i parë i emigrantëve që vuan në gjithçka, një Konsulle e nderuar në jetë dhe detyrë merr përsipër që mes Prezencës së saj individuale të përmbushë detyra më të gjithësishme, sikur shteti ynë të mos kish munguar kurrë.

Do i përgjigjet me sukses axhendës së saj diplomatike dhe do gjejë kohë për të pritur, dëgjuar dhe interesuar për çdo shoqatë shqiptarësh ose individ, që mbas 25-së vjetësh realisht vështirësohet të relacionojë me institucionet Shqiptare.

Ajo do jetë prezente në shpjegimet që jep punonjësi diplomatik te qytetari shqiptar, duke shtuar nga vetja interesimin personal.

Hallet janë të shumta, të vështira, duhet kohë, mund, pagesa dhe po të shtosh edhe faktorin psiqik të lodhjes së njerëzve nga kriza ekonomike, doza e vështirësisë në përgjigje të kërkesë-ankesave të tyre dyfishohet.

Por ajo ia del mbarë bukuri.

Koordinon dhe impenjon Inteligjencën Shqiptare në Selanik, sipas profilit që kanë, me avokatë, përkthyes, biznesmenë, punëdhënës dhe, për herë të parë në historinë e marrëdhënieve konsullatë-emigrantë, do krijohen një vatër e ngrohtë bashkëpunimi.

Është e para Konsulle në Selanik që besoi dhe vlerësoi fuqinë njërëzore Shqiptare që rron këtu, duke e angazhuar Personalisht dhe Zyrtarisht.

Ajo do ftojë me aq finesë diplomatike në Pritjen zyrtare të Konsullatës tonë për Festat Kombëtare të këtij viti të gjithë ata /ato shqiptarë që meritojnë të jenë prezent në një njgarje kaq të rëndësishme ndërshtetërore.

Rezultate imazhesh për pavlina evro

Kurrë më parë Konsullata jonë në Selanik nuk ka patur listë-thirrëse per shtetasit e saj të nderuar këtu.

Kush e degjonte ose informohej rastësisht për vendin dhe orën e festës shkonte vetë, ashtu i lodhur dhe i panjohur nga askush.

Në këtë Nëntor, ne të gjithë që u informuam u përlotëm.

Askush nga ne nuk ndejti pa e përmendar këtë fakt të rrallë dhe kaq domethënës, që u ftuam zyrtarisht nga Konsullata mes një zeri tipik të edukuar femre, që fliste përfekt në tre gjuhë, punonjëse konsullate.

Dhe festuam të gjithë sëbashku këto festa më të gëzuar dhe më të bashkuar se kurrë.

Me këtë rast, Pavlina jonë krijoi traditën e realacionit të parë zyrtar Konsullatë- Emigratë dhe urojmë që pasardhësit e Saj ta ruajnë se është Vlerë për Kombin ky komunikim.

Në këto 25 vjet, Pavlina jonë është e para Konsulle Shqiptare që viziton personat që vuajnë dënimet në institucionet e vuajtjes së dënimeve në shtetin Helen.

Autoritetet Gjyqësore shprehen të mahnitur që Konsullata Shqiptare për herë të parë do interesohet zyrtrisht për shtetasit e saj, personalisht vetë zonja Evro.

Dihet që shtetasit Shqiptarë, në ndryshim nga gjithë shtetasit me origjina të ndryshme, nuk kërkojnë të kontaktojnë me Konsullatën e tyre por me avokatin, ç’ka tregon se janë të vetmit që besojne se shteti i tyre nuk do interesohet për ta.

Pavlina jonë do tregohet në këtë rast një femër aq e plotfuqishme në mendim, në iniciativë dhe veprim.

Ky është një fakt i rrallë që pak vetë e dinë dhe kam nderin dhe detyrën ta percjell si Interprete Gjyqësore Zyrtare që jam.

Unë besoj se Ne, emigrantët, veçuam me dashuri zonjën Pavlina Evro, një diplomate, një Zonjë, të cilën nga Konsulle në detyrë ja rikthejmë Atdheut, në aspektin ndjesor në Figurë Popullore.

Titulli i shkrimit është i redaksise Focus News

Titulli origjinal i shkrimtares: Pavlina Evro, një diplomate ndryshe…