Rama: Energjia burim për rritjen ekonomike

399

rama 1Tiranë  –  Në Samitin për naftën, gazin dhe energjinë, e cila u zhvillua në Tiranë, Kryeministri Rama tha se energjia mbetet burim për rritjen ekonomike dhe se mazhoranca është e angazhuar për këtë sektor.“Energjia ka një hapësirë të posaçme në programin e qeverisë sonë si një sektor ku ne shohim një nga burimet më të rëndëishme të rritjes ekonomike, por edhe ne ku kemi gjetur problematikën më të ndërlikuar sëbashku me nevojën emergjente, për një ndërhyrje agressive për të parandaluar krizat, që kjo problematikë kompleksë kishte nisur të gjeneronte dhe për të ndryshuar drejtimin dhe qasjen.  Drejtimi ynë është ai i politikave të BE që për ne janë çelsi i integrimit rajonal që të arrijë të përdorë me kapacitet të plotë potencialin e saj natyror dhe gjeografik.  Përsa i përket rajonit tonë unë mendoj se, fjalët kyçe të politikës tonë energjitike janë ndërlidhje energjitike dhe ndërlidhës energjitik që kanë të bëjnë me zhvillimin e infrastrukturës së energjisë”, theksoi kryeministri Rama