Zbulohet pasuria e deputetit të PS, 34 biznese e miliarda lekë

46

Anëtarët e rinj të Parlamentit Shqiptar, të cilët morën për herë të parë mandatin në zgjedhjet e 25 Qershorit 2017, vijojnë të befasojnë me deklaratat e pasurisë.

Përpos deputetëve demokratë Agron Shehaj dhe Luan Baçi, një tjetër personazh i pasur i është bashkuar Parlamentit. Ai është deputeti i Partisë Socialiste, për Qarkun e Vlorës, Vullnet Sinaj, i cili rezulton me aksione nga 50 % deri në 100 % në 27 shoqëri tregtare. Referuar deklaratës së pasurisë së zbardhur nga Shqiptarja.com, deputeti Sinaj posedon pjesërisht rrjetin e supermarketeve në qarqet kryesore të vendit.

Vetëm gjatë një viti kalendarik, ligjvënësi deklaron të ardhura nga 21 biznese në shumat 6 000 000 lekë, 10 690 527 lekë, 3 639 728 lekë, 4 488 359 lekë, 3 997 911 lekë, 3 679 561 lekë, 4 929 840 lekë, 4 013 556 lekë, 4 207 914 lekë, 2 853 324 lekë, 5 447 067 lekë, 3 703 927 lekë etj. Ligjvënësi e justifikon pasurinë me të ardhura nga emigracioni, paga, kursime familjare, të ardhura nga bizneset, hua dhe kontribut nga familja.