13 të proçeduar për kalim kufiri me dokumenta false në Kapshticë

Aktualitet

Gjatë 17 ditëve të para të këtij viti,  janë evidentuar dhe ndëshkuar 13 raste të tentativës për kalim të kufirit me dokumenta të falsifikuara nga policia kufitare në  Kapshtice.

Procedohen penalisht 13 shtetas për “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të kundraligjshëm në drejtim të falsifikimit dhe përdorimit të dokumenteve të falsifikuara, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, si rezulat i masave të shtuara, kanë intensifikuar kontrollet për dokumentacionin që përdorin qytetarët në dalje apo në hyrje të Republikës së Shqipërisë.Nga data 1 janar dhe deri më 17, nga ana e këtyre shërbimeve gjatë kontrolleve të ushtruara në dalje të Republikës së Shqipërisë, janë konstatuar 13 raste të falsifikimit të vulave në pasaporta, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.