30 euro dita në Greqi, kush e tha…?

303

Më transparente për shqiptarët që do shkojnë në Greqi për punë sezonale.

Duke marrë shkas nga protesta e disa shqiptarve në Imathia të qytetit të Verias në Greqi, i sugjeroj bashkëatdhetarve të mi se para se të marrin rrugët e kurbetit për në Greqi, duhet të pyesin dhe te qartësohen se sa do jetë pagesa, pasi eshte përfolur për 30 euro në ditë, gjë që nuk ekziston.

Asnjë shqiptar që do të punojë në sektorin e bujqësisë në Greqi, sipas marrëveshjes midis dy vendeve të mos mendojë se do të marrë 30 euro në ditë , pasi për këtë pagesë që u fol nga disa media në Shqipëri nuk qendron në fletoren zyrtare të qeverisë greke. As edhe kryeministri shqiptar që foli me homologun grek nuk e ka përmëndur kretë pagesë prej 30 euro.

Në Veria të Greqisë disa shqiptarë që punojnë në sektorin e bujqësisë janë hedhur në protesta pasi nuk marrin 30 euro sipas kontrates me punëdhënësin dhe janë në ditën e katërt të Protestës.