“Risku nga muxhahedinët”, Rama: Çdo sulm ndaj vendit tonë, është sulm mbi NATO-n

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka folur qartësisht nga Vjena për sulmin që mund ti kanoset Shqipërisë për shkak se ka strehuar muxhahedinët irakenë. Ky sqarim i kryeministrit vjen, pasi lideri suprem i Iranit, atakoi drejpërdrejt vendin tonë duke e quajtur “vend i vogël, djallëzor”.

Kemi marrë përsipër një risk me muxhahedinët. Jam krenar që e kemi bërë me konsesus politik. Çdo sulm mbi vendin tonë është sulm mbi NATO-n. Ta keni të qartë se Aleanca përballet me risqe, por jemi krenar që jemi të dobishë, në mbështetje të Aleancës që lufton për një botë më të mirë”, u shpreh Kryeministri Rama.

Me tej, teksa fliste në në seancën e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, Rama tha se “do i japim prioritet dialogjeve politike mes liderëve. Do luftojmë krah aleancës për një botë më të mirë. Do kem parasysh çdo gjë që ju thoni, do dëgjojmë me vemendje çdo sugjerim”. /abcnews.al