Apeli MPB: Mos bini pre e shitjes së votës, denonconi…

Aktualitet

Ministria e Punëve të Brendshme i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos bien pre e shitjes së votës, që konsiderohet vepër penale dhe dënohet me ligj, por të denoncojnë çdo rast në numrin falas 08009090.

Ne nje njoftim per shtyp, Ministria e Brendshme shprehet se, pranë grupeve të posaçme të ngritura në Ministrinë e Puneve te Brendshme dhe Policinë e Shtetit kanë mbërritur  denoncime që flasin për një fenomen në rritje të tentativave për blerje të votave.

Në këto kushte, citon njoftimi i Ministrisë së Punëve Brendshme ” I inkurajojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo rast të tentativës për blerje të votës apo intimidime të tjera në numrin e Policisë së Shtetit 112 ku anonimiteti i denoncuesit është i sigurt dhe për raste të abuzimit të punonjësve të policisë me detyrën në numrin falas 08009090″.

Sqarojmë të gjithë qytetarët se për shkak të kufizimeve të posaçme ligjore për rolin e policisë së Shtetit gjatë ditës së zgjedhjeve, të denoncojnë zyrtarisht në numrin 112 në mënyrë që Policia e Shtetit të veprojë për të vendosur para ligjit abuzuesit.

U bëjmë thirrje edhe anëtarëve të Komisioneve të Qendrave të Votimit që për çdo rast parregullsie të njoftojnë KZAZ-në, e cila është autoriteti ligjor që duhet të njoftojë Policinë e Shtetit për të rikthyer normalitetin në Qendrat e Votimit”, thuhet ne njoftim.

Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj garanton të gjithë qytetarët se çdo krim elektoral do të ndëshkohet me rreptësi sipas parashikimeve ligjore.

Ai u bën thirrje edhe subjekteve politike që të ulin tensionet dhe të punojmë bashkërisht për një proces zgjedhor të qetë. e.xh/f.n/