Basha mbledh krerët e PD-së në rrethe, zbulohet skenari i mosbindjes civile

Politika

Kryetari i Parti­së Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur sot në një takim urgjent kryetarët e demokratëve në rrethe. Bëhet e ditur se ky takim është bërë për të diskutuar mbi skenarin e mosbindjes civile.

Opozita ka deklaruar se pas protestës së Kavajës më datën 7 maj, do të nisin në mbarë Shqipërinë protestat dhe mosbindja civile deri në çlirimin nga Republika e Vjetër.

Ndërkohë më herët Basha ka prezantuar edhe planin përmes një fjalimi të mbajtur nga çadra e protestës. “Që nis të dielën në Kavajë dhe do të shtrihet më pas në të gjithë Shqipërinë deri më 18 qershor. Sot do të planifikojmë me detaje bashkimin më të madh të shqiptarëve të dielën e ardhshme në Kavajë më 7 maj për të çliruar me forcën e bashkimit Kavajën nga krimi droga e zgjedhjet në fasadë. Nga e hëna e tutje do e shtrijmë anembanë Shqipërisë mosbindjen civile për të kulmuar më 18 qershor. Nuk e di si i ke bërë planet Edi Rama dhe ku po të çon mushka e kupolës kriminale nga ku refuzon të zbresësh. Çfarëdo që të kesh planifikuar më 18 qershor nuk do të qeverisësh asnjë orë të vetme pas 18 qershorit. Lëvizja popullore e bashkuar është totalisht e vendosur për republikane re ndaj ke vetëm një rrugë bëhu pjesë e zgjidhjes ose shporru bashkë me republikën e vjetër”, deklaroi Basha.

Ndërkohë kujtojmë se një ditë më parë kryeministri Edi Rama i vuri një ultimatum 48­-orësh kreut të opozitës për t’u futur në zgjedhje përndryshe, paralajmëroi ai, PD-­ja do të kthehet thjesht në një kujtim i së shkuarës.