Drejtuar Z. Arben Ahmetaj!.
Zoti minister! Ju degjova ne nje interviste dy dite me pare ku pohonit se bizneset qe lejohen te punojne, mund te vijojne aktivitetin edhe pas ores 13. Ne rastin e aktivitetit tim qe merret me ushqime, mu duk nje zgjidhje shume e mire. Tashme leja per pazar vetem nje ore, e ka bere te veshtire blerjen ne dyqane dhe dergesat ne shtepi jane nje zgjidhje e mire edhe pse jane kosto te shtuara per ne, por ne e konsiderojme si mision, me teper se sa pune.
Mirepo makinat dhe motorret e Kompanise Neranxi po ndalohen nga policia! Mund ta di se cila eshte arsyeja? Gjendja e jashtezakoshme perfshin edhe seleksionimin e bizneseve qe duhet te punojne dhe atyre qe nuk duhet?
Me shprese qe do te kem nje pergjigje!
Nikollaq Neranxi, President i Kompanise Neranxi