Duan të mashtrojnë por nuk dinë se aq kanë në kokë, sepse jetojnë jashtë realitetit dhe mbyllur në guackën e tyre sharlatane. Kjo është strategjia e qeverisë së sotme përball një politike të cunguar për emigracionin shqiptar.
Të gënjesh e të mashtrosh popullin që të dha votën për të drejtuar vendin përbën një krim moral dhe më pas politik. Po me sa duket pushteti qendror nuk paska sinqeritet dhe as dinjitet, por kjo nuk është e drejta e tyre të bëjnë çtë duan e të tallen me popullin shqiptar. Dihet që vendi udhëhiqet nga një grup njerëuish të cilët nuk shikojnë më shumë larg se sa interesat e tyre.
Emigracioni shqiptar i ka rrënjët këtu e 25 vite më parë, ku në atë kohë anëtarët e kabinetit të qeverisë së sotëm ishin fëmijë të moshave 13-14 vjeç, ndërsa fati i keq i solli në krye të dikastereve më të rëndësishëm të vendit, sikur të mos mjaftojë kjo mundohen të na bëjnë budallenjë pasi ora e tyre ka mbetur në mesnatë.
Dje ministri Saimir Tahiri na deklaroi në konferencë për shtyp se
- Nuk ka eksod drejt Gjermanisë, të paktën jo në shifrat që pretendohet
- Rritja e daljeve në kufi është shtuar me vetëm 0,6 përqind.
- Emigrantët shqiptarë që po kërkojnë azil në Gjermani kanë shkuar nga vendet e Bashkimit Europian.
- Shqiptarët nuk duhet të nisen në kërkim të një aventure që mund t’u kushtojë shumë atyre si dhe shtetit gjerman.
- Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt origjine dhe si i tillë shtetasit e saj nuk mund të përfitojnë azil në shtetin gjerman.
- Po ndërmerret një plan i posaçëm masash në kufi për të kontrolluar largimin drejt Gjermanisë.
- Opozita duhet të bashkëpunojë me qeverinë për të ndaluar këtë fenomen dhe politikëbërja duhet bërë në interes të qytetarëve.
Ministri Tahiri mbështeti edhe njëherë gafën e madhe të kryeministrit se emigrantët shqiptarë që kanë ngelur pa punë në Greqi i janë drejtuar Gjermanisë për të përfituar azil ekonomik duke përjashtuar kështu një eksod masiv nga Shqipëria. Nuk e kuptoj kaq budallenjë janë këta që besojnë në veten e tyre se populli është po aq budalla, duke treguar që nuk kanë cip, dinjitet dhe ndërgjegje. O trutharë o injorantë që po na qeverisni, ne emigrantët në Greqi qeshim dhe qajmë me ato që thoni ju prindërve tanë, o gomerë të shekullit kaq shumë ju ka zenë vapa për ato qe thoni. Pozita nuk bëhet në kurriz të emigrantëve, por zgjidhni një politikë tjetër për emigracionin se emigrantëve në Greqi nuk i ka shkuar mëndja të emigrojnë nga Greqia në Gjermani për azil politik se nuk i la mëndja. Ata po e lanë Greqinë do vinë t’ju tërheqin zvarrë juve për ato që kini bërë ashtu siç tërhoqën diktatorin Enver Hoxha.
Mos bëni akuzë në emër të emigrantëve në Greqi, i leni ata në hallet e tyre, mos trazoni dinjitetin dhe mos u tallni me shpirtin e tyre të ciflitur. Emigrantët në Greqi i kanë të gjitha kushtet për të vajtur në Gjermani nëse duan, ata janë të vetëdijshëm se me letrat qe disponojnë shkojnë si njerëz, pasi këta kanë të gjitha mundësitë të marrin leje me afat 5-vjeçar me të drejtë punësimi në të gjitha vendet e BE.
Po ku e dini ju o të mjerë nga këto. Ju jeni mësuar me metoda të dikurshme, ju ka pjerdhur mëndja. Ju nuk doni që të bëhet ai vend, pasi mendoni vetëm për momentin se si të vidhni. Ju po shkatërroni gjithçka, nuk kurseni edhe një kishë të vogël të një fshati se do beni shtetin e madh, shtetin policor, për ti futur frikën popullit si dikur.
Të bësh pozitë në kurriz të emigrantëve është turp, ndoshta edhe budallëk politik.