Komisioni i Jashtëm kalon tek Meta kandidaturën e Hajdaragës për ambasadore në Greqi
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka dalë kundër PS për emërimin e Luela Hajdaragës në krye të ambasadës shqiptare në Athinë. Bushati tha se Hajdaraga nuk ka as histori karriere, as eksperiencë dhe as profilin për këtë post.
Fjala e Bushatit:
Dua të ndaj disa shqetësime.
Kushtetuta imponon që të kemi një vakancë që të vazhdojë procedura e zëvendësimit. Kryeministri ka propozuar zëvendësimin, por Presidenti i Republikës nuk është shprehur për të krijuar vakancën.
Pa u shprehur presidenti me dekret, komisioni nuk ndërmerr asnjë veprim. Pa dekret nuk bëhesh dot ambasador. Këtë praktikë e kemi ruajtur që nga 2015-a.
Ambasador bëhesh ose me histori karriere, do një gradë të caktuar, nuk bëhesh me bashkëngjitje. Gjetëm në 2013 me njerëz më shumë jashtë sistemit diplomatik, se sa brenda. Ne vendosëm një rregull. Duhen 12 vjet eksperiencë në sitemin diplomatik të bëhesh amabsador.
Nëse vjen nga jashtë sistemit të karrierës, ligji jonë na detyron se duhet të ketë 10 vjet përvojë pune në cështje të jashtme, dhe 3 vjet në pozicione drejtuese.
Sekretari i Përgjithshëm i MEPJ duhet të na japë një arsyetim për këtë cështje.
Duhet të zbatojmë ligjin që e kemi miratuar po ne si mazhorancë. Ne kemi pasur ambasador të parë Mit’hat Frashërin në Greqi.
Në gjithë historinë tonë, të gjithë ata që kanë shërbyer në Greqi, ose kanë qenë njerëz me karrierë të spikatur diplomatike, apo njerëz me profil shumë të lartë publik. Edhe në komunizëm.
Ne duhet të jemi të kujdesshëm. Sekretari i Përgjithshëm të na tregojë pse po e ndryshojmë këtë traditë 100 vjecare. Nuk jemi as në kushtet e ligjshmërisë. Le tu themi lamtumirë ligjeve që kemi bërë vetë. Nëse jemi bëri pishman, ne tua themi njerëzve.
U ushqye media me informacione për shpartallime celulash diplomatike. Kjo është denigruese. Ministria e Jashtme të japë shpjegime, nuk mbrojti dinjitetin e diplomatëve
Luela Hajdaraga është emri që është propozuar nga Ministri i Jashtëm Gent Cakaj, për postin e ambasadores së Shqipërisë në Athinë, pas shkarkimit të Ardiana Hobdarit, e cila bashkë me zyrtarë të tjerë të ambasadës shqiptare atje, dyshohet se kanë marrë pjesë në skandalin e humbjes së qindra pasaportave. Por eksperienca e Luela Hajdaragës nuk ka lidhje me pozicionin e punës. Ajo ka qenë koordinatore e Bashkëqeverisjes në MPEJ për 3 vite, dhe ka ndjekur studimet e larta në universitetin e Marylandit për psikologji.
Në vitin 2011 ajo është pajisur me një diplomë masteri për Marrëdhënie Ndërkombëtare, në universitetin UBIS. Për t’u emëruar ambasadore, Luela Hajdaraga nuk plotëson asnjërin prej dy kushteve të vendosura në nenin 27 të ligjit për shërbimin e jashtëm. Ligji thotë që për t’u bërë ambasadore duhen të paktën 12 vjet përvojë në shërbimin e jashtëm. Por Luela Hajdaraga nuk është pjesë e këtij shërbimi.
Për pjesën e stafit që ndodhet jashtë shërbimit diplomatik, ligji vendos kusht që të ketë 10 vite përvojë në poltikën e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, por Luela është diplomuar vetëm në vitin 2011, 9 vjet më parë dhe e vetmja përvojë në administratë, sipas CV që ajo ka prezantuar është që ka qenë koordinatore tek platforma “Shqipëria që Duam” dhe vetëm 3 vjet.