EODY publikoi sot (16/8) raportin javor të mbikëqyrjes epidemiologjike të koronavirusit.
Nga e hëna 8 gusht deri të dielën 14 gusht, janë regjistruar 73,710 raste me COVID-19 (7,065 për milion banorë: -27% ndryshim javor) nga të cilat riinfeksionet kanë të bëjnë me 21% të infeksioneve. Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë arrin në 4,654,737, nga të cilët 51,9% janë gra, raportojnë mediat vendase.
Numri i përgjithshëm i shtrimeve në spitalet në javë ishte 1.952 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i daljeve arriti në 2072 pacientë. Numri i pacientëve të intubuar deri në fund të javës raportuese është 118 (62.7% meshkuj) me një moshë mesatare 69 vjeç dhe 94.9% kanë një sëmundje themelore dhe/ose moshë 70 vjeç e lart.