Corriere della Sera: Duhet të ndalim Erdoganin

Rajoni

Italia ndjek me interes të madh të gjitha zhvillimet në Turqi dhe më kryesoren referendumin, për nga mënyra e organizuar për miratimin ose refuzimin e reformave kushtetuese të dëshiruara nga Presidenti Retzep Tagip Ertogan. Në këto çaste një tjetër çështje është interesimi i italianëve lidhur drejtpërdrejtë me qëndrimin dhe sjelljen e autoriteteve turke.

Gazetari italian, drejtor dhe producent dokumentar Gabriele Del Grande gjëndet “i arrestuar” në Turqinë juglindore, në rajonin e Antiokisë. Sipas Ankara, kishte mbërritur pranë kufirit sirian-turk, pa pasur lejen ashtu si parashikon ligji. Del Grande, tridhjetë e pesë vjeç, ka shkuar në Turqi për të shkruar librin në lidhje me lindjen e shtetit islam, dhe kishte bërë tashmë intervista interesante. Nga puna e tij mund të jenë “shqetësuar” autoritetet turke, të cilin e vendosi atë në arrest.

Burime diplomatike thanë se ai ishte dëbuar të enjten e kaluar, por në fund të fundit informacioni nuk është konfirmuar ende. Në një komunikatë të lëshuar sot, Ministria e Jashtme italiane thekson se gazetari dhe shkrimtari është në shëndet të mirë dhe bën të qartë se diplomacia italiane është duke ndjekur nga afër të gjithë çështjen, në mënyrë të drejtpërdrejtë për ta zgjidhur.

Për mbështetësit e Erdoganit ai nuk do të ketë shumë kompetenca

Sipas gazetës Corriere della Sera, “Turqiae Erdoganit, në referendumin e së nesërmes do të duhet të zgjedhin mes një diktaturë më të keqe se sa sot dhe kërcënimin e paqëndrueshmërisë, i cili do të jetë edhe më i përgjakshëm se dy vitet e fundit”.

Sipas analistit Franco Ventourini, në lidhje Erdogan, “Perëndimi kishte vlerësime të gabuara,” dhe sidomos bëri gabim dhe Evropa, e cila nuk ishte më në gjendje për të kufizuar emigrantët dhe refugjatët.

Gazeta nënvizon se “objektivi afatmesëm në masë të madhe mund të arrihet”, por kujton se në ndërkohë, brenda tetë muajve, Erdogan ka urdhëruar arrestimin e 40.000 njerëzve.

“Sa për t’i dhënë fund referendumin, duhet të ndalet Erdogan ‘përfundon analizën e tij gazetari italian Franco Ventourini. Dhe konsideron se prioritet i menjëhershëm është miratimi i një politike evropiane të emigracionit nga investimet reale “dhe kujdes të madh në frontin jugor Bashkimit Evropian”