E rëndë në Elbasan, vret veten me armë një banor

905

Në qytetin e Elbasanit ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku një 69-vjeçar me inicialet P. Z., i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me çifte gjahu.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur më datë 14.05.2017, në lagjen “5 Maji” Elbasan, në banesë në kushtet e depresionit nervor.

“Shtetasi P. Z., fillimisht është vetëplagosur me armë gjahu teke. Shtetasi është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Kirurgjik Elbasan, por më pas ka ndërruar jetë. Arma e gjahut u sekuestrua nga grupi hetimor në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: