Ekstradimi i Morinës/ Mavraj ka këtë mesazh për shtetin shqiptar

Aktualitet

Lidhur me çështjen e ekstradimit të Ballist Morinës, njeriut i cili u shpall hero nga Tifozat Kuqezi, duke ngritur flamurin në mes të stadiumit në Beograd teksa zhvillohej ndeshja mes kombëtares serbe dhe asaj shqiptare, ka komentuar edhe futbollisti i kombëtares, Mërgim Mavraj.

 Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Mavraj ka ndarë me ndjekësit shqetësimin e tij lidhur me një ekstradim të mundshëm të Morinës në Serbi, ndërkohë që ndodhet në shtetin kroat.

“Të ishin ende gjallë këta të dy Ballist Morina do ishte në shtëpinë dhe familjen e tij. Ku je o shtet, a nuk është biri yt ky”, është mesazhi që Mavraj i ka bashkëngjitur fotos, me imazhin e njëjtë që ishte edhe në dronin e Morinës.