Emigrantë, vota juaj për vëllezërit dhe motrat emigrantë

Kryesore Politika

VOTA TUAJ-1Shpëtim ZINXHIRIA  –  Emigrantët shqiptarë kanë rastin dhe shancin më të mire për të votuar vëllezërit dhe motrat e tyre, Vladimir Kosturin për këshillin bashkiak të Tiranës dhe Landa Picari për anëtar këshilli të Vorrës. Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve ka bërë zgjedhjen më ideale që kandidatët e dy bashkive të vijnë nga emigracioni shqiptar në Greqi dhe Itali. Është Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve që vlerëson dhe respekton emrin emigrantë, është kjo lëvizje që duhet respektuar për këtë inisiativë ndryshe nga ato çkemi parë me partitë e mëdha, ku këto zgjedhje vendore fatkeqesisht i kthejnë në politike, duke shpenzuar milionë lekë. Është kjo lëvizje që për qytetin e Tiranës dhe të Vorrës ka vënë gishtin emërues te emigrantët në Greqi dhe Itali.

VOTA-VLADIMIRVladimir Kosturi është emigrantë në itali prej më se dy dekadash, njihet publikisht si një njeri energjiki dhe aktivist i palodhur në mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve sin ë itali po edhe në Shqipëri. Është një nga të vetmit që ka ngritur zërin në mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve në mungesë të shtetit shqiptar, aq sa  videot e shumta flasin për aktivitetet e tij.

Biografia

Jeton në Itali, babai i një vajze 25-vjeçare. I dipllomuar në Universitetin e Tiranës për Fizikë dhe në Universitetin “La Sapienza” të Romës ka mmarrë dipllomën e dytë Laureas po për Fizikë. Kandidati Vladimir Kosturi, përveç profesionit të pedagogut të Fizikës dhe Matematikës si edhe kërkimeve shkencore, ka ushtruar disa here edhe profesionin e Ekspertit Ligjor të  emëruar nga drejtësia italiane në proçese gjyqësore të ndryshme.

Eshtë drejtuesi i Shoqatës “Iliria” që për nga aktivitetet e shumta është një nga më të njohurat në Itali, por që ka fituar rrugën preferenciale në Ministrinë e Brendshme në Itali, për zgjidhjen e problemeve të ndryshme të emigrantëve. Njihet si autori i dhjetra manifestimeve dhe shesheve të Italisë, por edhe të Shqipërisë gjithnjë në mbrotje të emigrantëve. Si njeri i tillë luftarak, emigrantët e kudondhur kanë mundësinë për të votuar në fletën e votimit nr. 54. Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve. Nëse duan që sëbashku të zgjidhen hallet e shumta që përballen çdo dite, nëse duan për të luftuar për të drejtat e tyre, nëse duan që të mbështetet zëri brenda institucioneve, nëse duan që të mos përbuzen, I kanë të gjitha mundësitë të votojnë për fletën e votimit nr. 54 për Lëvizjea për Drejtësi të Shqiptareve, të votojnë kandidatin Vladimir Kosturi, për anëtar të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Landa Picari

VOTA-LANDANënë e dy fëmijëve dhe kryetare e Forumit të Gruas së Lëvizjes për Drejtësi e Shqiptarëve në Greqi. Është nga Gramshi dhe ka emigruar para 16-17 vitesh në Greqi. Banon në Athinë dhe niihet si një aktiviste në Forumin që ajo drejton. Lëvizja për drejtësi e Shqiptareve duke parë aktivitet e saj në Greqi, ka vendosur këtë figure Kandidate për Këshillin Bashkiak të Vorrës, pasi edhe vetë kandidatja është banuese në këtë bashki.

Ne rast se ju emigrantë mendoni se ja vlen te punoni së bashku dhe së në këshillin bashkiak të Tiranës dhe të Vorrës duhet të ketë emigrantë nga radhët tona, në rast se jeni i bindur që me votën tuaj doni të ndryshoni dhe të meritoni atë ç’ka ju takon, votoni për vëllezërit dhe motrat tuaja, votoni për njerëzit tuaj. Vota nr.54 për Tiranën dhe Vorrën…