Emigrantët fillojnë grevën e urisë, qepin gojën me spango,

Emigracioni Greqi

Greqi – Një grevë urie ka filluar sot një grup afganësh që qëndrojnë në sheshin Sapfus në ishullin Mytilini. Me anën e një letër të hapur, ata i kanë kërkuar Qeverisë Greke dhe Bashkimit Evropian të njohin statusin e refugjatëve nga Traktati i vitit 1951.

 

Refugjatët afganë kërkojnë nga qeveria e Greqisë njohjen e statusit të refugjatit me qëllim për të vazhduar udhëtimin e tyre për në vendet e tjera te BE. Për këtë i kanë lënë katër ditë kohë qeverisë nga dita e sotme në se kjo kërkesë nuk pranohen atëherë edhe emigrantë të tjerë do të qepin me spango gojën e tyre.

Në mes të tjerave në kërkesën e tyre theksohet se “Ne u japim qeverisë greke dhe UNHCR-së një diferencë katër-ditore shtesë për të na lënë të lirë para se të ndjekim grevistët e urisë. Brenda këtij djepi të demokracisë së supozuar, na detyron të qepim gojën dhe të fillojmë një grevë urie, dhe arsyeja e vetme për këtë është të mbrojmë dinjitetin dhe lirinë tonë “, thuhet në letrën e tyre.