Erdogan: Kufijtë e zemrave tona shtrihen në tre kontinente dhe…

110

“Turqia nuk është vetëm një vend që përbëhet nga kufijtë që shfaqen në harta”, tha presidenti turk

Besnik ndaj doktrinës së deklaratave nxitëse, Rexhep Tajip Erdogan nuk humbi kohë duke shfrytëzuar rastin për të thënë se Turqia nuk përbëhet nga kufijtë që shfaqen në harta, por “kufijtë e zemrave tona shtrihen në tre kontinente dhe shtatë stinë”.
“Aristoteli dhe Homeri dhe qytetet e tyre janë gjurmë të historisë sonë por edhe të njerëzimit”, tha ndër të tjera presidenti turk në inaugurimin e tunelit të dyfishtë Assos-Troy në rajonin e Dardaneleve.

“Si të gjitha pikat e Anadollit, çdo pikë e Dardaneleve është e stolisur me gjurmët e çmuara të historisë së njerëzimit dhe historisë sonë. Midis tyre janë qyteti i Aristotelit, Assos dhe qyteti i Homerit, Troja.

Turqia nuk është vetëm një vend që përbëhet nga kufijtë që shfaqen në harta”, tha Recep Tayyip Erdogan.

“Kufijtë e zemrës sonë janë të gjerë, siç përshkruhet nga paraardhësit tanë si “tre kontinente, shtatë stinë”. Ne po ndërtojmë Turqinë e madhe dhe të fortë për të gjithë miqtë tanë që kanë kthyer sytë dhe zemrat drejt nesh, për të gjitha viktimat për të gjithë të shtypurit”, theksoi më tej ai.

Burimi : PROTO THEMA




Këtë e pëlqejnë %d blogues: