Veshja karakteristike dhe veçanërisht fustanella është një prej simboleve më të përkryera të traditës së kostumeve shqiptare.
Në eventin ndërkombëtar të muzikës “Fustanella festival” që po zhvillohet në qytetin e Gjirokastrës, vlerat tradicionale të fustanellës promovohen nga artistë shqiptarë dhe të huaj. Pjesmarrësit në festival apelojnë që vlerat e veshjes popullore shqiptare dhe veçanërisht fustanellës të mos harrohen dhe tjetësohen.
“Fustenalla Festival” me muzike nga Robert Bisha dhe shumë artistë të tjerë ka gjallëruar qytetin e gurtë duke tërhequr edhe shumë vizitorë dhe grupe turistike.