Një nga themeluesit e Partisë Demokratike Genc Ruli është tërhequr nga politika. Ai i ka kërkuar zyrtarisht kreut të PD-së, Lulzim Basha që të mos e kandidojë për deputet.
Genc Ruli përveç deputetit, ka mbajtur edhe disa poste ministror.
Ai ka qenë ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në kabinetin e Sali Berishës.
Po ashtu Ruli ka mbajtur edhe postin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë në fillim të viteve 90, ku ka dhënë dorëheqjen nga ky post në 9 nëntor 1993 pas akuzave për korrupsion.
Ruli ka qenë edhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjistikës gjatë vitit 2005-2009.