Grabitet firma në autostradën Tiranë-Durrës, hajdutët marrin 10 mln lekë në kasafortë

1011

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është një firmë private. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë.

Nga informacionet zyrtare të policisë bëhet e ditur se, “më datë 04.05.2017, rreth orës 05:45, në autostradën Durrës-Tiranë, tek një firmë private, nga pjesa e pasme e saj, duke mos u diktuar nga rojet e sigurisë, kanë hyrë dy shtetas të pa identifikuar, të cilët kanë hapur kasafortën dhe në brendësi të cilës kanë marrë rreth 1.000.000 Lekë, (10 milion lekë të vjetra), si dhe sistemin e regjistrimit të kamerave të sigurisë”.

Ndërkaq njoftohet se grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale.

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: