Regjistrimi në zgjedhje, Rama i jep afatin e fundit Bashës

Politika

Gjatë konferencës së tij për shtyp nga salla e hartave në godinën e Kryeministrisë, kreu i qeverisë Edi Rama tha se “7 majin”, PD nuk duhet të shohë si okazionin e jetës për të shkaktuar rrëmujë në Kavajë, por si afatin e fundit për t’u regjistruar në zgjedhje.

Kryeministri i vemdit tha se Partia Demokratike duhet të marrë garancitë që mazhoranca i ka dhënë dhe të futet në zgjedhje për “ të mos kompletuar vetëvrasjen totale të saj”.

Rama shtoi se, ““7 majin” e sheh si një rikonfirmim të atij që sot drejton Kavajën’. “Nuk ka garë me kundërshtarë dhe përfaqëus të PD. Nëse PD mendon se në 7 maj do ketë okazionin e jetës për të treguar se sa shumë di të bëjë rrëmujë, kjo është krizë tjetër nervore e PD-së. Për ne 18 qershor është data, ndërsa 7 maji është rikonfirmim i atij që drejton sot kavajën. Nuk mendoj për 7 majin si ballafaqim fizik, por si afatin e tejfundit të Partisë Demokratike për t’u regjistruar në zgjedhje, dhe këto ditë ajo duhet t’i përdorë për të marrë garancitë që ne i japim dhe për të hyrë në zgjedhje që të mos e kompletojë me duart e veta vetëvrasjen që faktikisht ka organizuar e pavetëdijshme që po hyn në rrugë pa krye. Nuk më shqetëson 7 maji , por nevoja për t’i garantuar PD-së një mekanizëm të kontrollit të shtetit, dhe mendoj se ajo nëse do vërtetë zgjedhjet, duhet ta marrë këtë ofertë. Të përcaktojë PD zgjedhjet, 8 vite në opozitë në ëndrrën më të bukur të periudhës sime në krye të PS-së nuk e shihja që ne të kontrollonim një gjë të tillë”, tha kryeministri Rama.