Sot është përvjetori i 11-të ku populli shqiptar kujton me indinjim vrasjen e Gramozit nga racizmi grek, një racizëm i paparë që u ka marrë jetën 154 emigrantëve shqiptarë. Vrasja e emigrantëve në Greqi duhet të kishte ndërgjegjësuar shtetin grek, por njëkohësisht dhe shtetin shqiptar që me kohë duhet të kishin filluar hetimet rreth të këtyre vrasjeve makabre. Vrasja e emigrantëve shqiptarë në Greqi nuk ka të bëjë fare me kriminalitetin, por thjesht ata janë vrarë se ishin shqiptar. Por edhe sa emigrantë të tjerë duhet të vriten që vrasësit të dalin para drejtësisë?
Nga studimet të publikuara në shtypin shqiptar si dhe në një libër del se i riu 20-vjeçar Gramos Palushi ishte viktima e 120 në Greqi, ku ai u ther me thikë sepse festonte fitoren e Shqipërisë. 20-vjeçari ka qenë duke festuar në rrugët e ishullit Zakinthos bashkë me disa emigrantë të tjerë shqiptarë. Kanë kaluar 11 vjet nga kjo vrasje e bujshme, por deri më sot shteti shqiptar nuk është pronocuar për të filluar hetimet për vrasjen e emigranteve shqiptare. Ndezja e 120 qirinjëve nga një grup të rinjësh para deres se Ambasadës Greke, si dhe protestat e shumta në Greqi nga emigrantët shqiptarë nuk ndërgjegjësoi aspak shtetin grek, që kurseu ngushëllimet për familjen e viktimës.
Studimi 1991-2010 :
Studimi shumë vjeçar është bazuar mbi të dhënat zyrtare të mediave greke si dhe të Organizatës Antiraciste Evropiane (YRE)
Mosha mesatare e emigrantëve të vrarë është 26 vjeç. Mosha më e madhe e të vrarëve është 48 vjeç, ndërsa mosha më e re është 13 vjeç.
Në periudhën nëndor 1992 mars të 1997 janë vrarë 47 emigrantë, ku nga këta 45 ishin shqiptarë dhe 2 ciganë. Për këto vrasje janë kryer 141 sulme kundra emigrantëve, ku mekanizmi shtetëror policia ka kryer 86 sulme, ndërsa nga qytetarët janë kryer 67 sulme. Deri më sot dy qeveritë kanë heshtur përball 154 vrasjeve makabre. Lista e gjatë makabre e emigrantëve të vrarë.
1991 -1 vrasje nga roja e kufirit
1992 – 12 vrasje. 5 janë vrare nga policia dhe 4 të tjerë nga rojet kufitare
1993 – 6 vrasje me armë zjarri. 4 janë vrarë nga policia
1994 – 6 vrasje me arme zjarri të kryera nga policia
1995 – 9 vrasje. 5 janë kryer me armë zjarri, ku nga këto 3 nga policia dhe 2 nga rojet kugitare
1996 – 10 të vrarë. Ku 6 prej tyre i ka vrare policia dhe 1 rojet kufitare
1997 – 14 vrasje, nga këto 10 jane kryer me arme zjarri. 10-të i ka kryer policia
1998 – 13 vrasje, nga këto 8 janë kryer me armë zjarri. 4 vrasje mbajnë vulën e policisë
1999 – 15 vrasje, nga këto 7 janë kryer me armë zjarri . 6 vrasje i ka kryer policia dhe 2 rojet kufitare
Nga viti 1992 – 1999 janë vrarë 75 emigrantë. Nga këta, 60 i ka vrarë policia si dhe rojet kufitare, ndërsa pjesa tjetër nga vendasit
2000- 9 vrasje me armë zjarri. Të gjithë u vranë nga policia
2001- 3 vrasje të kryera me armë zjarri nga policia
2002- 3 vrasje me armë zjarri nga policia
2003- 5vrasje. 2 janë kryer me armët e policisë
2004- 6 vrasje. Policia ka kryer një vrasje
2005- 2 vrasje.
2006- 2 vrasje.
2007- 6 vrasje. 2 ka kryer policia. .
2008- 10 vrasje. Një është kryer me armë zjarri.
2009- 4 vrasje
2010- 8 vrasje. Nga këto; me armë zjarri 5. 2 vrasje i ka kryer policia.
Nga viti 2000 – 2010 janë vrarë 58 emigrantë. Nga këta, 33 i ka vrarë policia dhe rojet kufitare, ndërsa pjesa tjetër janë vrarë nga vendasit
Nga viti 1992-2010: Janë vrarë 154 emigrantë. Janë verifikuar 135 dhe mbeten për verifikim edhe 19 vrasje të tjera. Në 135 vrasjet e kryera forcat e policisë greke kanë kryer 93.
Viti 1991, është fillimi i vrasjeve por edhe i regjistrimeve të krimeve të kryera ndaj shqiptarëve. 6 marsit është dita kur shtypi grek publikon për të parën herë vrasjet e emigrantëve.
Disa emra të emigrantëve të vrarë në Greqi
Grina vrarë më 1992
Dremaj (20 vjeç ) vrarë më 18/12/ 1992;
Kuka (18 vjeç) 25/02/1995;
Frroku (26 vjeç) 15/03/ 1995;
Trocka 27/03/1995;
A.Isaku 1/05/1995;
Bikli Nëntor 1995;
Kodra 2/12/1995;
Xixa (28 vjeç) 26/12.1996;
Moka Nëntor 1996
Erion. X (14 vjeç) 8/02/1996;
Meko (17 vjeç) 6/04/1997;
Meksi ( 26 vjeç) 3/08/1997;
Domaniku (16 vjeç) 30/09/1997;
Bregkoki ( 30 vjeç) 16/12/1997;
Sefa (19 vjeç) 28/12/1997;
Fotiu 8/05/1998;
Bakollari (28 vjeç) 5/06/1998;
Gjenci 15/06/1998;
Butka (40 vjeç) 8/11/1998;
Hoxholli Nëntor 1998;
Subashi 2/08/1999;
Qilari 14/02/1999;
Vekshi Mars 1999;
Vejziu 13/03/1999;
Pepa (20 vjeç) 18/03/1999;
Neta (45 vjeç) 7/04/1999;
Sufo 16/07/1999;
Xhafa (48 vjeç) Prill 2000;
Qoshku (23 vjeç) 1/11/2000;
Xh. Kacani (22 vjeç) 23/11/2000;
Çelniku (20 vjeç) 21/11/2001;
K. (32 vjeç) 2/11/2002;
Beso (27 vjeç) 11/05/2003;
Fati (23 vjeç) 23/08/2003;
Vreto (25 vjeç); 23/08/2003
Bytyçi (18 vjeç); 23/09/2003
Lufo (20 vjeç) Korrik 2003;
Bërdëllima (36 vjeç) 11/08/2004;
Karo (30 vjeç) 16/09/2004;
Frroku (26 vjeç) 15/03/2005;
Praimi (39 vjeç) 8/09/2005;
Lika (24 vjeç) 2/11/2005;
Jahaj (18 vjeç) 1/01/2006;
K. (20 vjeç) 15/03/2007;
Lajoti Nëntor 2007;
Kalca (18 vjeç) 15/04/2007;
Late (45 vjeç) 8/11/2007;
Zoto (20 vjeç) 1/03/2008;
Lala (24 vjeç) 22/09/2008;
Bakiu (22 vjeç) 22/09/2008;
Gashi 20/04/2009;
Todi (20 vjeç) 4/02/2010;
Manko 1/06/2010.
Disa emra të policëve grekë që kanë vrarë emigrantët e pafajshëm
Sejtaridhis * 9/11/1992;
Dh. Janopoulos 27/12/1992;
Dellas 12/09/1993;
Mesinis 20/02/1994;
Kunapakis 9/03/1994;
Karajanis Nëntor 1994;
Rigas nëntor 1994;
Sejtaridhis * 9/11/1992;
Dh. Janopoulos 27/12/1992;
Dellas 12/09/1993;
Mesinis 20/02/1994;
Kunapakis 9/03/1994;
Karajanis nëntor 1994;
Rigas Nëntor 1994.
Dy prej këtyre janë ngritur në detyrë menjëherë pas vrasjeve. Asnjë nga këta nuk është dënuar…
Emrat e disa grekëve që vranë emigrantë të pafajshëm
Papadopulos 25/02/1995;
Fotopulos Nëntor 1995;
Karakajdas 20/01/1996;
Spiropulu 11/11/1996;
Trimis 10/11/1996;
Andreopulos 8/02/1997;
Tagaras 15/04/1997;
Tsagrakos 3/08/1997;
Spanidis 16/12/1997;
Atmaxidis 6/03/1998;
Demetriu 8/05/1998;
Tcoleridis 8/11.1998;
Zaharopulos Shkurt 1999;
And. Kanavas Mars 1999;
Ath. Kanavas 13 mars 1999;
- Rizopulos 21/11/2001.
Focus News publikon edhe njëherë këto vrasje pasi familjet e viktimave shqiptarë të vrarë nga policia greke dhe nga neonazistët, ende nuk kanë marrë zyrtarisht një përgjigje nga Athina zyrtare, lidhur me hetimet për këto vrasje. Familjarët shprehen se qeveria greke dhe ajo shqiptare të fillojnë hetimin për këtë çështje, pasi numri i emigrantëve të vrarë në tokën greke është mjaft i madh…