Një vrasje tjetër trondit Greqinë në Porto Heli në Argolida. Sipas informacioneve të para, një plak, 78 vjeç, vrau gruan e tij 75 –vjeçare dhe më pas ai dha fund jetës.
Ngjarrja ka ndodhur në orët e para të mëngjeit të ditës së sotme, duke e çuar numrin e vrasjeve ne 11 që nga fillimi i vitit 2021
Policia në vendngjarje gjeti trupin e pajetë të 75-vjeçares dhe të 78-vjeçarit, që kishte varur veten. Sipas mediave vendase gruaja vuante nga Alzheimer, ndërsa vrasësi që kreu vetëvrasje la pas një shënim në të cilin shkruante “Unë jam fajtori”.