Greqi/ Bie në pranga 56-vjeçari shqiptar

Greqi

Ishte në pritje të urdhrit të arrestit për vjedhje dhe për raste të të tjera po për vjedhje. Liria e tij ka marrë fund sot në Fllorina. Në duart e policisë në pikën kufitare të Kontrollit të Pasaportave në Crystalopigi në Florina, ka rënë shqiptari 56-vjeçar, i cili për të shpëtuar u përpoq të kalonte kufirin për në Shqipëri . Gjatë kontrollit doli se në dëm të tij ishte një urdhër arrestimi nga hetuesia në Kavala për raste të veçanta të vjedhjes. Shqiptari u arrestua nga Policia e Sigurisë që e çoi atë në Prokurorin Penal të Florinës.