Greqi / Bie papunësia në 11.6% nga 13% që ishte në 2021

Greqi

Shkalla e papunësisë ishte 11.6% në tremujorin e tretë të këtij viti, nga 12.4% në tremujorin e dytë 2022 dhe kundrejt 13% në tremujorin e tretë 2021. Numri i të papunëve arriti në 555.567 persona, duke shënuar një rënie prej 6.1 % krahasuar me tremujorin paraardhës dhe një rënie prej 9.7% në krahasim me tremujorin korrespondues të një viti më parë.

Sipas anketës tremujore të ELSTAT për fuqinë punëtore, shkalla e papunësisë për gratë është 15.4% krahasuar me 8.7% për burrat.

Për sa i përket moshës, përqindjet më të larta shënohen në moshat 15-19 (40.2%) dhe 20-24 (27.6%). Pas tyre vijnë moshat 25-29 vjeç (18.3%), 30-44 vjeç (11.9%), 45-64 vjeç (8.1%) dhe 65 vjeç e lart (7.2%).

Në të njëjtën kohë, numri i të punësuarve arriti në 4,216,038 persona, duke shënuar një rritje prej 1,2% në krahasim me tremujorin paraardhës dhe 2,4% në krahasim me tremujorin korrespondues të një viti më parë. Përqindja më e madhe e të punësuarve punojnë si të punësuar (70.3%), ndërsa e konsiderueshme është edhe përqindja e të vetëpunësuarve pa staf (19.1%).

Në të njëjtën kohë, numri i të punësuarve arriti në 4,216,038 persona, duke shënuar një rritje prej 1,2% në krahasim me tremujorin paraardhës dhe 2,4% në krahasim me tremujorin korrespondues të një viti më parë.

Përqindja më e madhe e të punësuarve punojnë si të punësuar (70.3%), ndërsa e konsiderueshme është edhe përqindja e të vetëpunësuarve pa staf (19.1%).